Peleshi lë Bashkinë e Korçës, vendimi pas emërimit si zv/kryeministër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2013, 12:03
Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, pas emërimit të tij nga Kryesocialisti Edi Rama si zv/kryeministër në qeverinë e re të mazhorancës së majtë. Ndërsa iu drejtua këshilltarëve të Bashkisë Korçë, ai tha vendimi ka qenë i vështirë, por sfida që ka pranuar për të qenë pjese e ekipit të qeverisë ‘Rama’ është më e madhe.Peleshi ka falenderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin gjatë punës së tij si Kryebashkiak, pavarësisht përkatësive politike.Dorëheqja e Niko Peleshit nga drejtimi i Bashkisë Korcë vjen 2 ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar “Rama” të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.