Tiranë, vetëvritet 48-vjeçarja, mbytet në liqenin artificial
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2013, 09:18
Një grua i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u mbytur në ujërat e Liqenit Artificial në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Natasha Gjoni 48-vjeçe, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur mbytja e saj në liqen.Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendgjarje, të cilat kanë nisur hetimet për hedhjen dritë më ngjarjen e rëndë. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja vuante nga depresioni, çfarë mund ta ketë shtyrë dhe në ndërmarrjen e aktit të vetëflijimit.