Komisari Gani Malushi rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve
Dhjetë vite pas rënies në krye të detyrës, ish-komisari i policisë, Gani Malushi do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Ceremonia është zhvilluar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj ndërsa vlerësoi lart figurën e komisarit Gani Malushi shtoi se ai u flijua për vlerat më të larta të demokracisë dhe do të përjetësohet në altarin e kombit.“Jemi mbledhur për të përkujtuar aktin sublim të ‘Dëshmorit të Atdheut”, Gani Malushi. Ishte një detyrim ynë ndaj dëshmorit dhe familjarëve. 10 vite më parë ne humbëm kolonel Gani Malushin, mikun tonë, por ne ndihemi krenar për aktin e tij vetëmohues dhe shpirtin e sakrificës në mbrojtje të jetës njerëzore. Akti i tij dhe i punonjësve të policisë shprehin aktin e vetëflijimit për mbrojtjen e vlerave më ta larta. Do e kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë”, theksoi Burgaj.Trupi i tij u zhvarros një ditë më parë nga varrezat e Sharrës për të zënë vendin pranë dëshmorëve të tjerë të kombit.Gjatë karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit ka kryer detyra të ndryshme si: Punonjës policie, Komandant toge, Komandant reparti, Shef Rendi, Shef Komisariati si në Berat, Rinas, Tropojë, Librazhd, Krujë, Shef Policie dhe Zv/Drejtor në Berat, Drejtor Policie në Kukës.Nga data 16.04.2003 ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe më 6 gusht 2003 u plagos rëndë në krye të detyrës e për pasojë vdiq një ditë më vonë.Më datë 09 janar 2003, Presidenti i atëhershëm i Republikës, Alfred Moisiu, i ka akorduar Gani Jaçe Malushi, Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin "Për organizim e drejtim cilësor të punës, për profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrës."