Terrorizon me pistoletën lodër punonjësen e kazinosë, grabit 240 lekë të vjetra
Një 33-vjeçar ka grabitur me pistoletë lodër një kazino në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Personi për të cilin policia jep vetëm inicialet R.M ka arritur të marrë një shumë prej 240 mijë lekësh (te vjetra) në arkën e kazinosë, duke kërcënuar më një pistoletë lodër njërën prej punonjësve.I riu nga Mallakstra ka hyrë në kazino, duke i kërkuar punonjëses ta ndihmojë për t’i thyer një kartmonedhë prej 10 mijë lekësh dhe duke përfituar nga fakti se ajo ka qenë e vetme në ato moment në ambjentet e kazinosë, i ka vënë pistoletën lodër në kokë.Më pas e ka detyruar t’i japë të gjitha paratë e mbledhura nga xhiro e ditës, i ka marrë dhe telefonin celular të saj dhe e ka mbyllur në tualetin e kazinosë.Policia ka identifikuar autorin e kesaj ngjarjeje dhe ka nsiur operacionin për arrestimin e tij.