Komisionerja e mbrojtjes ndaj diskriminit rekomandime drejtorive arsimore

Fëmijet romë, egjiptian,me aftësi të kufizuar dhe ata që vuajnë duhet të marrin trajtim të veçantë nga shteti ashtu siç edhe parashikohet në ligjin e ri të arsimit parauniveristar dhe në atë të mbrojtjes nga diskriminimi.Në këtë rast, komisionerja për mbrotjen ndaj diskriminimit i ka përcjellë rekomandimet drejtorive arsimore rojanale që fëmijët e grupeve vunerabël të regjistrohen, të pajisen me librat dhe mbi të gjitha të mos diskriminohen në bankat e shkollës.Komisionerja për mbrojtjen ndaj diskriminimit ka parë si shqetësimin braktisjen e fëmijëve romë nga shkolla ku ata nuk kanë minimalisht as 2 vite shkollë të arsimit bazë. Në këtë rast komisionerja Irma Baraku ka kërkuar ndjekjen e procedurave të veçanta për arsimin e kësaj kategorie.