Dita kombëtare e Brazilit, Ambasada në Tiranë pritje dhe ekspozitë

Ambasada e Brazilit  në Shqipëri feston Ditën Kombëtare. Me këtë rast është organizuar një aktivitet ku janë shfaqur edhe disa Gravura nga disa artistë të njohur të Brazilit.Në këtë aktivitet merrnin pjesë një numër i madh personalitetesh nga shoqëria shqiptare, midis të cilëve edhe shumë ambasadorë të vendeve të huaja. Rafael Pagatini, njëri prej artistëve i cili ka realizuar disa punime të veçanta në gravura bashkëkohore, shpjegon artin i cili është shumë i vecantë për Brazilin.“Ajo që e bën të veçantë këtë art, është përfshirja në të e kohës dhe e kujtimeve. Në vendin tonë kjo teknikë antike është shumë e përhapur.  Për t'i dhënë formë imazhit dhe jetë shpirtërores, në këtë ekspozitë punimet janë kryesisht në këtë teknikë. Gravura Bashkëkohore Braziliane, “Kohë dhe Kujtesë”, sjellë në vendin tuaj një pjesë të rëndësishme të artit të vendit tonë. Unë kam përzgjedhur për artin tim përdorimin e disa materialeve me synimin për të sjellë mesazhe kundër ndotjes e pikërisht për këtë gravurat i realizoj më së shumti me dru.”Arti pamor brazilian prezantohet për herë të parë në Tiranë bardhezi. 11 artistë kanë zgjedhur të prezantohen vetëm me gravura. Punimet e artistëve brazilianë do të ekspozohen deri më 15 Shtator, në Muzeun Historik Kombëtar.