Fier, “one stop shop” në ndihmë të shërbimeve sociale për fëmijët

Keshilli i qarkut te Fierit dhe Observatori per te drejtat e femijeve kane nisur punen per çeljen e zyres "one stop shop" ne Fier.Ky sektor do te merret posaçerisht me problematikat qe shoqerojne femijet, si mungesa e sherbimeve sociale, mos perfitimi i sherbimeve shendetesore dhe here pas here edhe mosperfshirja ne sistemin arsimor.Specialistja e Observatorit per te drejtat e femijeve, Eridiona Kica, shprehet se ne kete zyre do te trajtohen rastet e femijeve ne risk.Projekti per forcimin e sherbimeve te mirqenie sociale te femijeve ne nivel rajonal ne pergjigje te implementimit te politikes se perjashtimit social te femijeve do te financohet nga UNICEF.Ky projekt do te zbatohet ne 3 qarke te medha te vendit siç eshte Fieri, Shkodra dhe Kukësi.