Tahiri takon ministrin grek: Të mos pengohet lëvizja e shqiptarëve

Ministri i Brendshëm i zgjedhur Saimir Tahiri ka kërkuar të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë, deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.Në një takim me ministrin grek për Rendin Publik dhe Mbrotjen e qytetareve Nikos Dendias, Tahiri ka theksuar se duhet të garantohet parimi i reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.“Duhet të intensifikojmë bashkëpunimin për të garantuar lëvizjen e lirë si dhe për të garantuar dinjitetin e shtetasve” tha Tahiri.Ai ka shtuar se qeveria e re ka vullnet për të intensifikuar bashkëpunimin për sigurinë, luftën kundër trafiqeve dhe krimit.“Duhet luftë trafikut të përbashkët të qënieve njerëzore ,drogës dhe krimit të organizuar” ka theksua Tahiri.Ndërsa nga ana e tij, ministri grek i rendit theksoi se qeveria helene mbështetje qeverisë së re shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama si dhe policisë shqiptare.