Berat, shkolla rrezikon të shembet, 140 fëmijë pa mësimin
Tashmë vetëm pak ditë na ndajnë nga viti i ri shkollor, e ndërsa të gjitha shkollat e Qarkut të Beratit po bëhen gati për të pritur nxënësit, shkolla e fshatit Karkanjoz në komunën Roshnik rrezikon shembjen.Janë 140 fëmijë të grupmoshave të ndryshme që nga parashkollorë e deri te cikli nëntëvjeçar, të cilët rrezikojnë të mos fillojnë mësimin në 13 shtator.Shkolla, e cila ndodhet në qendërt të fshatit Karkanjoz të komunës Rroshnik është drej rënimit të saj të plot. Muret e çara dhe toka që rrëshket për ditë e më shumë po çon godinën drejt rënimit total. Disa herë kreu i komunës Rroshnik Adriatik Fiska ka bërë thirje dhe ka nisur projektin për ndërtimin e një shkolle tjetër për të zgjidhur këtë problem, por asgjë nuk është realizuar veç premtimeve të bëra.Shkolla është në qëndrën e fshatit Karkanjoz, por trualli në të cilën është ngritur godina nuk është i përshtatshëm për mbajtjen e saj, pasi çdo ditë e më shume po shkatërohet, ndërkohë që prindërit ende nuk e dinë se ku do të zhvillojnë këtë vit arsimor fëmijët e tyre.