Bie niveli i liqenit Fierzës

Rënia e nivelit të ujrave në liqenin e Fierzës vazhdon pa ndërprerje. Kjo situatë sipas specialistëve është e pritshme dhe nuk shkakton ndonjë shqetësim për periudhën në të cilën ndodhemi.Burime nga salla e komandës së hidrocentralit bëjnë të ditur se," niveli i ujrave të liqenit të Fierzës ka arritur në 282.60 metra mbi nivelin e detit,me një rënie prej afro 20 cm në 24 orë, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulta dhe arrijnë në 32 metër kub ujë në sekondë".Pavarësisht tendencës në rënie, liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e Komanit e Vaut të Dejës, vazhdon të jetë në nivele të pranueshme për periudhën pasi fillimi i sezonit të reshjeve, mundëson përmirësimin e kësaj situate.Liqeni i Fierzës në nivelin maximal të tij ,296 metra mbi nivelin e detit,ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë.Ndërsa në nivelin e të ashruquajturës pikë e vdekjes, 242 metra mbi nivelin e detit kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.