Mbledhja e 425 e qeverisë Berisha: Ndryshuam historinë, gjeografinë e gjeostrategjinë e vendit
Tetë vite qe ndryshuan pergjithmone historine, gjeografine, gjeostrategjine e Shqiperise! Me këtë “notë” e vlerëson punën e tij si Kryeministër, por dhe kabinetit të tij qeveritar përgjatë qeverisjes 8-vjeçare në krye të vendit, ish kreu i PD-së, Sali Berisha. Ndërsa sot zhvilloi dhe mbledhjen e tij të fundit si Kryeministër, në pritje të lënies zyrtarisht të detyrës me dekretimin e qeverisë së re, Berisha nuk harron të shprehë mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre qe mbeshteten ndryshimet e mëdha nga qeveria e tij.“Te dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-te dhe e fundit e dy mandateve te mazhorances se PD. Ne 7255 ligje, akte normative dhe vendime te miratuara ne keto mbledhje si dhe qindra e mijera veprimtari te tjera kombetare dhe nderkombetare u ndryshua ne menyre perfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqiperise dhe shqiptareve. Fjala e pare qe me vjen ne mendjen time dhe qe buron nga zemra eshte: Mirenjohje, mirenjohje e pakufishme ndaj te gjithe atyre qytetareve, bashkpuntoreve te mi, punonjesve te administrates shtetrore, miqve te huaj qe mbeshteten me perkushtim, aftesi, pasion dhe dashuri keto arritje!” shkruan Berisha në facebook.