Bulevardi i ri i Tiranës, nga nesër stacionimi i urbanëve në sheshin tek rruga “Dritan Hoxha”

Për t’i hapur rrugë fillimit të punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri, stacioni i autobusëve ndërqytetas do të zhvendoset nga sheshi pranë Stacionit të Trenit.Përmes një njoftimi për mediat, Bashkia e Tiranës bën me dije se duke filluar nga dita e nesërme, datë 6 shtator, stacionimi i autobusëve ndërqytetës në sheshin pranë Stacionit të Trenit do të ndërpritet në mënyrë përfundimtare.Deri në ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve, stacionimi i autobusëve ndërqytetës do të zhvendoset në sheshin që ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha”, me drejtim Tiranë-Durrës, 250 metra nga rrethrrotullimi i sheshit “Karl Topia”.Bashkia e Tiranës thekson se ka ndërmarrë të gjitha masat, për të nisur sa më parë punimet për ndërtimin e bulevardit të ri i cili është dhe projekti më i rëndësishëm i 70 viteve të fundit për kryeqytetin.Realizimi i këtij projekti do të sjellë një impakt të rëndësishëm, në zhvillimin ekonomik, do të nxisë punësimin dhe përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve.