Aksident te kthesa e Kamzës, kamioni përplaset me furgonin, 2 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2013, 17:32
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobolistik të regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.Ngjarja u shënua te Kthesa e Kamzës, ku një furgon pasagjerësh dhe një kamion janë përplasur mes tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Petrit Hidri 35-vjec dhe Vladimir Cena 56-vjec, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, nga ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.