Thaçi viziton nesër Tiranën, takohet me kryeministrin Berisha

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të vizitojë nesër Tiranën. Gjatë qëndrimit në vendin tonë Kryeministri kosovar do të ketë një takim me Kryeministrin në largim Sali Berisha.Sipas njoftimit për mediat takimi do të mbahet në Kryeministri rreth orës 14:00, ndërsa në mbyllje pritet të ketë një konferencë të përbashkët nga të dy homologët.Takimi vjen në përfundim të mandatit të zotit. Berisha si Kryeministër i vendit, ndërsa në fokus mendohen të jenë një sërë temash me interes të përbashkët.