Berisha: Dy objektivat kryesore, integrimi dhe Shqipëria vend i zhvilluar

Pas 8 vitesh në pushtet  Sali Berisha ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit të kabinetit të drejtuar prej tij.Në fjalën e mbajtur, Berisha ka bërë bilancin e dy mandateve të qeverisë së djathtë në drejtimin e vendit.“Zhvillojme sot mbledhjen e fundit të këtij kabineti pas dy maxhorancash. Kjo është mbledhja e 425 në 8 vite në të cilat janë miratuar 7255 ligje dhe vendime. Nga këto 5916 vendime, 1292 ligje, 47 akte normative, që kanë përbërë infrastrukturën ligjore të të gjitha reformave, në të gjitha fushat” tha Berisha.Berisha ka shprehur mirënjohje të thellë për besimin që shqiptarët i dhanë mazhorancës së djathtë në këto 8 vjet qeverisje ndërsa ka theksuar se që ditën e parë të qeverisjes, dy kanë qënë e të gjitha objektivave."Dy objektivat mbeten integrimi i vendit në institucionet euroatlantike dhe Shqipëria vend i zhvilluar.  Tetë vjet më parë procesi i integrimit të vendit ishte i ngrirë, i parealizuar dhe kjo jo për shkak të partnereve ndërkombëtare, por për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që qeverisnin çdo ditë, vendosnin interesa meskine të pushtetit të tyre mbi ato të qytetarëve dhe kombit” tha Berisha.Berisha ka numëruar të gjitha arritjet e bëra nga qeveria e djathtë duke u ndaluar edhe në ratifikimin e MSA-së dhe heqjen e vizave për shqiptarët.“Në kundërshtim dhe me opinione të ndryshme kërkesa jonë për anëtarësim në BE u pranua, natyrisht në ujdi me të gjitha vendet nga presidenca çeke. Duke vlerësuar reformat tona Këshilli  I BE-së vendosi të autorizojë komisionin për t`i dhënë pyetësorin Shqipërisë, që kishte vetëm një qëllim të tensiononte institucionet tona.  Në të gjithë karrierën politike kurrë ndonjëherë nuk kam kërkuar asnjë zyrtari atë që nuk na takon. Një skepticizëm i madh ekzistonte për vizat por  megjithatë pavarësisht nga këto vendimet për Shqipërinë ishin pozitive. Kërkesa jonë ishte vetëm një që të verifikonin zbatimin e udhërrëfyesit. Dhe vendet anëtare e mirëpritën këtë dhe sollën ekspertët e tyre të cilët vlerësuan arritjet. Ne ia rritëm të heim vizat.Pas këtij procesi problemi i madh mbetej statusi i vendit kandidat. Shqipëria bëri gjithçka dhe ndërmori çdo reformë, por pavarësisht disa ndikimeve negative ne ia dolëm të përmbushin çdo detyrim që dilte nga kriteret dhe kërkesat për të fituar statusin e vendit kandidat. Ndaj dhe 2 vjet më parë Komisioni Europian vendosi të rekomandojë  Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe vetëm 3 ligje që ishte arritur konsensusi kohë më parë por u bllokuan në Parlament bën të mundur mosmarrjen e statusit” tha Berisha.Akuzat për Partinë SocialisteBerisha hodhi akuza kundër Partisë Socialiste se bllokoi marrjen e statusit të vendit kandidat duke mos votuar 3 ligjet.“Ne në rrugën tonë drejt Evropës na rastisi fatkeqësia në shtëpinë tonë, që asnjë komb tjetër që ëndërron të ardhmen në BE, ne shqiptarët na takoi si forcë kryesore politike në qeveri dhe opozitë të jetë me vullnetin më të lig për procesin e integrimit ta ngrijë atë kur ishte në pushtet, të bëjë gjithcka publikisht kur qëndroi në opozitë” tha Berisha.Ai kujtoi se kur qeveria e tij firmosi MSA,  Edi Rama futi bilbila në Parlament për ti thënë Evropës se nuk është parlament. “Kur lobuam për ratifikimin e MSA shpërndante letra te partitë e majta dhe ekstremiste të mos ratifikonin marrëveshjen, kur votuan heqjen e vizave kreu i opozitës nguli cadrat para kryeministrisë. Kur procesi për vizat po avanconte ai me një grup racistësh në BE trillonte shpifje më të ulëta për vendin, e paraqisnin vendin si cerdhe ekstremizmi, si popull që do dyndej drejt tyre” tha ai.Por Berisha është shprehur optimist se në dhjetor Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat.“Votimi i 3 ligjeve shtyu për dy vite me radhë statusin, por këto ligje u miratuan dhe është meritë e të gjitha instiucioneve të këtij shteti që sollën në fazën për të marrë statusin e vendit kandidat që jam i sigurtë që Shqipëria do ta marrë në dhjetor” u shpreh më tej ai.Berisha sulmon Ramën: Ulet në karrigen e kryeministrit me pasuri të padeklaruaraGjithashtu Berisha sulmoi edhe kreun e PS-së Edi Rama duke thënë se ai ulet në karrigen e kryeministrit me pasuri të padeklaruara."Një pyetje dua t`i bëj të gjithë shqiptarëve. Shqiptarët a mund ti thonë vetes, njëri-tjetrit apo fëmijëve të tyre qoftë edhe dy fraza të vetme, një nocion të vetëm të Ramës, se si do e luftojë ai korrupsionin. Zero. Asnjë-njeri, gazetar, publicist nuk gjen qoftë edhe një zotim të tij të vetëm për të luftuar korrupsionin. Kjo pasi ai ulet në këtë karrige me një pallat dhe një vilë për të cilat s’ka deklaruar asnjë qindarkë, është akuzuar në mënyrë të përsëritur si mister 20%, ka përzgjedhur me dosje korrupsioni pjesën dërrmuese të kabinetit të tij. Ai nuk mund të mohojë dot para shqiptarëve masat që ai do të marrë për të luftuar korrupsionin dhe kjo do të jetë jetike” është shprehur Berisha.Berisha është shprehur se në momentin e duhur do t`i paraqesë Presidentit të Republikës dorëheqjen e kabinetit qeveritar por shtoi se do të qëndrojë si qeveri në detyrë deri sa të betohet qeveria e re.