Masakra në plazhin e Vlorës, Delin Hajdaraj shpallet në kërkim ndërkombëtar
Shpallet në kërkim ndërkombëtar, Delin Hajdari, autorin e dyshuar të masakrës në plazhin e Vlorës ku u vranë 3 persona.Interpol-I ka publikuar në faqen zyrtare foton, emrin dhe të gjitha të dhënat që identifikojnë 22-vjeçarin nga Vlora.Gjithashtu në faqen e Interpol-it, janë të publikuara edhe akuzat që rëndojnë mbi Hajdarin si, "vrasje në rrethana të veçanta në bashkëpunim" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake".Ngjarja e rëndë u shënua një muaj më parë ku tre personat, Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi, 53 vjeçe dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, u vranë në një plazh në Vlorë.Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Vlorë, shtetasin Delin Hajdarin, 22 vjeç.