Tepelenë, asgjesohen 1200 rrënjë bimë kanabis sativa
Policia e Tepelenës ka ndërmarrë një aksion për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1200 rrënjë bimë kanabis sativa.Sipas policisë aksioni është ndërmarrë në vendin e quajtur Harakop në pyll të komunës Krahs të Tepelenës ku policia arriti të gjejë tre parcela me 600 rrënjë bimë kanabis.Operacioni ka vijuar në shtratin e Lumit Bënç ku u gjetën dhe u sekuestruan edhe dy parcela të tjera me nga 150 rrënjë bimë kanabis gjithësej 300 bimë.Gjithashtu gjatë operacionit është shkatërruar edhe një parcelë në kodrat e fshatit Memaliaj dhe një parcele tjetër në Mezhgoran në një përrua, të dyja parcelat kishin gjithësej 300 bimë.Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorëve të këtyre parcelave të kultivuara.