Ulqin, sherr mes shqiptarësh, kosovari plagos 5 persona
Policia e Malit të Zi bën me dije se një shtetas kosovar, me inicialet H. Sh. 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov ndaj katër shtetasve shqiptarë dhe një banori të Ulqinit, duke i lënë të plagosur.Të plagosurit janë dërguar në një spital në Tivar, ku sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.Sipas policisë, incidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes, në një restorant të quajtur "Peshkatari i vjetër" afër tregut të vjetër të qytetit në Ulqin.Mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt për motive banale mes të ndaluarit dhe 5 shtetasve të tjerë, ndërkohë që kosovari i lindur në Ferizaj dhe banues në Ulqin, është arrestuar rreth një orë pas ngjarjes në Bratica.Ndërkohë në lidhje me ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i lartë në Podgoricë.