Festival në Pogradec, në garë filmat e kulinaria e Ballkanit

Prej dates 2 shtator në qytetin e Pogradecit ka ngritur siparin edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë,i cili do të shfaqë në mënyrë maratonë për 5 ditë me radhë filma me metrazh të gjatë e të shkurtër të zhanreve të ndryshëm.Por jo vetëm kaq, në secilen ditë do të ketë edhe kuzhinë tradicionale të vëndeve pjesmarrëse ne këtë festival. Kroacia prezantoi në natën e tretë filmat dhe kuzhinën e saj në qytetin e Pogradecit.Organizatorët janë munduar të sjellin diçka ndryshe nga dy vitet e kaluara,ndërsa në radhët e pjesmarrësve nuk kanë munguar as figura të njohura të ekranit dhe artit shqiptar.Nga ana tjeter regjisori Eno Milkani shton se ky festival ka synim kryesor rikthimin e audiences tek kinemaja, pasi sipas tij televizioni apo telenovelat kane bere qe njerëzit ta braktisin ate.Festivali ka vijuar natën e tij të tretë me filma nga Maqedonia, por edhe vende të tjera të Ballkanit. Ndersa do te vazhdoje rrugetimin edhe për dy ditë të tjera, deri në natën finale ku do të përzgjidhet edhe filmi më i mire, pa harruar këtu edhe kuzhinën më të mirë.