Policia e Tiranës kontrolle të shumta, 11 të arrestuar
Strukturat e Policisë së Kryeqytetit, kanë ndërmarrë dhe vënë në zbatim një sërë masash në kuadër të Planit Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili ka si qëllim bllokimin, sekuestrimin dhe nisjen e hetimeve për automjetet e vjedhura dhe të trafikuara, si dhe bllokimin apo marrjen e masave administrative ndaj automjeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion apo veshje me xhama të errësuar, duke ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme të Tiranës.Po ashtu veprimet e strukturave të policisë, janë përqendruar dhe në drejtim të kapjes së personave që mbajnë armë zjarri pa leje, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në të gjithë akset rrugore, hyrëse - dalëse të Kryeqytetit.Janë marrë masa tekniko-organizative si dhe janë organizuar shërbime të përbashkëta të Strukturave të Hetimit të Krimit, të Hetimit të Parandalimit te Krimeve, të shërbimeve të patrulles së përgjithshme dhe Komisariatet e Ndërhyrjes së Shpejtë, me qëllim realizimin e pergjegjësisë për parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e çdo veprimi të kundraligjshëm dhe kriminal në pikat e segmentet rrugore.Në sajë të masave të marra dhe vënies në zbatim të këtij Plan- Operacioni, gjatë dy ditëve të fundit, nga shërbimet e policisë janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse përreth 475 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 37 automjete, pasi nga verifikimi në sistemin e Interpolit kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit, apo mangësi të shumta në dokumentacion.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, është bërë e mundur të bllokohen dhe 3 armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe 9 persona të tjerë për konsumim të veprave penale të vjedhjes së pasurisë, plagosjes dhe kanojes.