Hoffman:Shqipëria ka shansin të tregojë se do të ecë përpara

Gjermania po pret me interes zyrtarizimin e mandatit të ri qeveritar dhe reformat e së majtës. Ambasadori i gjermanisë Helmut Hoffman tha se po ndjek me vëmendje zhvillimet në vend ndërsa është shprehur optimist se Shqipëria do tregoj se do ecë përpara drejt reformave integruese në familjen europiane."Ne e presim me interes zyrtarizimin e qeverisë së dhe është misioni ynë ti vëzhgojmë zhvillimet politike në vend. Por besoj se Shqipëria ka shansin që ajo të tregojë se do të ecë përpara drejt rrugës së reformave dhe të integrimit në Bashkimin Europian. Jam optimist që do të shënohet një hap i ri në zhvillimin e kulturës politike në vend. Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me Shqipërinë për një zhvillim ekonomik dhe social të vendit" tha ambasadori.Ambasadori Hoffman ka zhvilluar një takim me Avokatit të Popullit Igli Totozani ku mes palëve u diskutua përgjegjësia e institucioneve për zgjidhjen e çështjes rome."Kam ndjekur me vëmendje çështjen e romëve.  Kjo tematikë prekupon edhe shumë shoqëri të tjera përveç asaj shqiptare. Edhe në Gjermani po trajtohet një tematikë e tillë.  Për Gjermaninë mund të them se shumë institucione angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje kontruktive. Sigurisht në këtë kontekst që të gjitha institucionet duhet të luajnë rolin e tyre. Jam tepër i sigurt që të gjithë faktorët do të bashkëpunojnë për gjetjen e zgjidhjes së kësaj tematike.  Dua të theksoj që me këtë tematikë nuk duhet të merren vetëm institucionet shtetërore por edhe përfaqësues të shoqërisë civile” shtoi ambasadori.Edhe për riskun e grupeve vunerabël, ku përfshiehn edhe romët, ambasadori tha se institucionet do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje, kjo edhe sepse mbrojtja e kësaj kategorie nga dhuna, apo mungesa e strehimit është një nga kritet e integrimit në Bashkimin Europian.