Aksident në Tiranë, motori përplaset me dy makina, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2013, 19:15
Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Brrylit’ rreth orës 18:30, ku një motor është përplasur me dy automjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.Burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije,ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.Ndërkaq nga ana e ekspertëve të poicisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e potë të shkaqeve të aksidentit.