Ura e Velabishtit, Monumenti i kulturës nuk do përdoret më nga mjetet

Ura e shpallur Monument kulture e Velabishtit në fshatin me të njëjtin emër tashmë i shpëton rrënimit, pasi për qarkullimin e mjeteve do të ketë një tjetër urë.Fillimin e punimeve për ndërtimin e urës së re në komunën e Velabishtit e bën të ditur kryetari i kësaj Komune, Kastriot Rapaj. 86 milionë lekë është fondi që shkon për ndërtimin e urës së re në komunën e Velabishtit, fond i cili është mundësuar falë një bashkëpunimi midis njësisë vendore dhe Fondit të Zhvillimit.Kryetari i kësaj komune, Kastriot Rapaj, deklaroi se kjo urë do të lidhë komunën e Sinjës me njësinë vendore të Velabishtit dhe qytetin e Beratit.Z. Rapaj pohon se kjo urë do të shërbejë për lëvizjen e mjeteve të lehta dhe të rënda dhe për fermerët e zones, të cilët do të çojnë më lehtë prodhimet e tyre në tregun e Beratit. Ura do të jetë e gjatë 70 m me një gjerësi prej 7 m dhe lartësia e saj arrin rreth 7m.Në të dy anët e urës do të ketë trotuare dhe sistem ndriçimi.