Aleatët në pritje të Ramës, PSD, PDS e PLD duan negociata direkte
Negociatat e deritanishme lënë të kuptosh se aleatët e PS, Skënder Gjinushi i PSD-së, Paskal Milo i PDS dhe kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela nuk janë duke synuar përfshirje në qeverisje, të paktën jo nëpërmjet negociatave zyrtare, për të cilat kreu i mazhorancës ka ngarkuar koordinatorin, Gjet Ndoji.Kjo mbetet për tu kuptuar nëse është reflektim i pakënaqësive me aleatin e madh, apo një mundësi që ata kanë për të konsumuar ndarjen e pushetit direkt me Kryesocialistin.Enigmatik mbetet pozicioni i PBDNJ-it, edhe pse kjo parti mori një deputet, në qeveri nuk përfaqësohet me asnjë Ministër.Çështje që mbetet në pikëpyetje deri në momentin kur Edi Rama të marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit, kohë pas të cilës do të bëhet edhe ndarja e pushtetit me aleatët e vegjël.Janë 41 poste drejtuese që do të ndajë Edi Rama me 16 aleatët e tij, të cilët kanë marrë mbi 500 vota, ndërsa janë 6 parti që kanë marrë mbi 6 mijë vota në shkallë kombëtare, që pretendojnë zv.ministra dhe prefektë.