Pensionistët në Kukës ankohen për mungesën e hapësirave argëtuese

Mosha e tretë në qytetin e Kukësit nuk ka një hapësirë të duhur për të kaluar kohën e lirë, ndonëse ambientet e nje lokali i’u është vënë në dispozicion nga Bashkia, nuk është mjaftueshëm për të gjithë. Gjatë stinës së verës shumë prej pensionistëve të qytetit qëndrojnë në një lulishte, e cila vetëm emrin ka të tillë.Mbeturina pa fund, kanale të ujërave të zeza që dalin në sipërfaqe, shkurre që hera-herës kryejnë funksionin e tualeteve publike, është panorama që të ofron ky vend ku pensionistet kalojne me orë të tëra kohen dhe perpiqen te marrin ajër të pastër aq te domosdoshem per moshen e tyre. Ata shprehen se nuk kanë një alternativë tjetër se ku mund të qëndrojnë gjatë kohës së pushimit.Kjo lulishte dikur ka qenë një vënd i përshtatshëm për të qëndruar gjatë stinës së verës, ku gjelbërimi freskia e pemeve sfidonte temperaturat e larta dhe diellin e forte. Sot aty nuk ka asnje kusht minimal,megjithate pesnsionistet jane te detyruar te qendrojne prane saj, si e vetmja alternativë.