Frika për vendin e punës, mësuesit presin me ankth vitin e ri shkollor
Një nga premtimet kryesore të Ramës për arsimin gjatë fushatës elektorale ka qënë eleminimi nga shkolla shqiptare i drejtorëve dhe mësuesve që e përdorin nxënësit për aktivitetet politike. Me marrjen në qeveri pas pak ditëve të së majtës kjo kthehet edhe në një makth për drejtuesit e shkollave nëse do ta kenë apo jo zyrën e punës.Deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ky ankth përjetohet jo vetëm nga Drejtoritë e arsimit, por edhe nga drejtorët e shkollave e deri tek mësuesit. Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, tha se ligji i ri i arsimit parauniveristar i mbron mësuesit dhe drejtorët nga largimet politike. Mësuesit zgjidhen me bord pas shpalljes së vendeve vakante.Po a ka largime të padrejta? Asnjë prej sindikalistëve nuk e mohon këtë. Por cili institucion apo strukturë mbron të drejtat e arsimtarëve nga të tilla vendime politike? Drejtuesi i sindikatës së pavarur të arsimit, Nevrus Kaptelli, thotë se mësuesit kanë fituar gjyqe e janë shpërblyer deri në 13 milion lekë për të tilla largime.Ekzistojnë kontrata kolektive mësues-sindikatë, ku 80% përfaqësues nga sindikatat, por jo të gjithë janë besimplotë në këtë rast. Ekziston edhe ligji i ri i arsimit parauniveristar që ndalon largimet dhe emërimet politike të mësuesve, por jo gjithnjë zbatohet në realitet. E gjithë kjo shoqërohet me pasiguri në rradhët e mësuesve në këto ditë pritje në nisjes së viti të ri shkollor.