Ndërtimi i terminalit të pasagjerëve, javën e ardhshme nisin proçedurat për konçensionin
Bashkia e Tiranës dhe BERZH javën e ardhshme nisin procedurat koncesionare, për ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Studimi i fizibilitetit për terminalin e ri të pasagjerëve në Tiranë u hartua nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me një fond prej 500 mijë eurosh, të akorduar nga BERZH.Në këtë terminal i cili është i pari që do të ndërtohet në Shqipëri, me sipërfaqe 80.000m², do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”.Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban, i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.Në terminal parashikohet:- Në katin përdhe, stacioni i tramvajit dhe trenit, depoja e tramvajit si dhe qendrae pajisjeve hekurudhore;- stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi të kompanive të transportitshqiptar;- stacion për autobusë ndërqytetas;- stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi nga kompanitë e huaja të transportit;- Taksi-van, zonë parkimi dhe një tarracë në formë katrore publike, në kufi në perëndim me terminalin e autobusëve urbanë;- parkimi i autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve;- linjë për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana;- rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj, në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:- autobusë të linjave ndërkombëtare – 34- autobusë të linjave ndërqytetës – 57- autobusë të linjave urbane – 15- mikrobusë – 48- parkim autobusësh – 26- taksi – 20- parkim i automjeteve private – 100Nga ky terminal parashikohet të nisen:- automjete - 10 000- mikrobusë - 3 700- autobusë - 900- autobusë ndërkombëtarë - 100- autobusë urbanë – 180Në 5 vjeçarin e parë (2020), pritet një rritje e kapacitetit prej 20%;Në 5 vjeçarin e dytë (2025), kemi një rritje prej 25%, krahasuar me 2020;Në 5 vjeçarin e katërt (2035), kemi pothuajse dyfishim, krahasuar me 2025;Në terminal është parashikuar dhe parkim nëntokësor, si një zgjidhje tepër efiçiente dhe e përshtatshme, për realizimin e plotë në funksionimin e këtij terminali, i cili do të funksionojë për parkim makinash private dhe autobusë.