Kukës, rruga e Hasit, nisin punimet pas çeljes së fondit

Pas një ndërprerje prej më shumë se 1 viti, pritet që këto ditë të nisë puna për ndërtimin e rrugës Kukës-Krumë, një aks shumë i rëndësishëm rrugor për banorët e Hasit, duke qenë se ai i lidh ata me Kosovën dhe Kukësin, e më pas me "Rrugën e Kombit".Rikonstruksioni i kësaj rruge do nisë me ritme të shpejta, pasi edhe qeveria ka çelur fondin për kompaninë e cila ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, me një gjatësi prej 33 kilometra. Punimet u ndërprenë për mungesë të fondeve, nderkohe qe kreut i qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi, shprehet se tashme janë vënë në dispozicion rreth 2 milionë euro dhe pritet rifillimi i punimeve.Nderkohe qe loti i pare ka perfunduar, punimet për ndërtimin e lotit të dytë ishin ndërprerë dhe në rrugë nuk shihej asnjë mjet pune. Rruga tashmë është në një gjendje të rënduar, ku gropat e mëdha dhe rreziku i rënies në brigjet e liqenit, janë ato që shoqërojnë drejtuesit e automjeteve por edhe pasagjerët gjatë gjithë udhëtimit nga Kukësi për në Krumë apo edhe anasjalltas, një udhëtim ky që zgjat më shumë se 2 orë.