Abuzimi me fondet publike, 8 punonjës të bashkisë Orikum në gjykatë
8 zyrtarë të bashkisë së Orikumit përfundojnë në gjykatë, pasi abuzuan me prokurorimet publike duke shkaktuar një dëm prej rreth 23 milion lekë të reja. Prokuroria e Vlorës pas kallëzimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit arriti të vërtetojë se 8 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave kanë kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, duke favorizuar një firmë ndërtimi.Shkelja e rëndë sipas akuzës së qytetit bregdetar të Vlorës është konstatuar në prokurimin për rehabilitimin e lagjes numër 4 në qytezën e Orikumit me fond rreth 21 milon lekë të reja.Nga shqyrtimi i këtij dokumentacioni ka rezultuar se në konkurim kanë marrë pjesë dy firma, nga të cilat asnjëra nuk plotësonin kushtet ligjore dhe teknike për të fituar të drejtën e fillimit të punimeve.Për këtë fakt ky komision vlerësim ofertash duhet ti skualifikonte ato nga tenderi dhe të përsëritej proçedura e prokurimit. Por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe komisioni dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat e prokurimit publik ka vendosur që të shpallë një nga këto dy shoqëri fituese,duke i krijuar kësaj firme avantazhe dhe privilegje të padrejta.Po ashtu prokuroria e Vlorës për të njëjtët anëtarë ka konstatuar një tjetër shkelje në blerjen e një automjeti në emër të bashkisë së Orikumit dhe dëmi kësaj radhë kap vlerën e 2,5 milon lekësh të rinj. Në përfundim të hetimit është konstatuar se në këtë proçedurë kanë marrë pjesë dy kompani dhe fituese është shpallur një kompani që nuk përmbushte kriteret e pjesmarrjes në tender. Ndërsa në ditët në vijim pritet të fillojë edhe proçesi gjyqësor në gjykatën e Tiranës për të tetë anëtarët e komisionit.