Qeveria e re përfundon takimin dyditor në Shkodër, Rama: Piketa të qarta për 100 ditët e para
Nëse buzëqeshjet do të ishin njësia matëse, atëherë do të mund të konkluidonim se mbledhja e dytë informale e qeverisës së majtë u mbyll me sukses.Kryeminitri i ardhshëm Edi Rama paraditen e së martës mbylli takimin e dytë dyditor të qeverisë së re, mbledhje e cila u mbajt në hotel Koloseu në qytetin e Shkodrës.Mësohet se në takim kanë vijuar diskutimet për programin qeverisës, marrjen e detyrës së qeverisë së re gjatë muajit shtator dhe prioritetet e secilit dikaster për 100 ditët e para.Mësohet se një pjesë e ministrave kanë raportuar për prioritetet e kësaj periudhe, masat e ndërmarra prej tyre për ngritjen e stafeve dhe strukturave përkatëse. Mësohet se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe buxhetet sipas çdo ministrie. Vetë kryesocialisti Rama në një postim në profilin e tij në Facebook, e vlerëson kabinetin si një skuadër të gatshme për të merituar besimin e 23 qershorit."Vendosen në Shkodër piketa të qarta për 100 ditët e para, si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit"- shkruan Rama ne FB, shoqëruar me një album fotosh të shkrepura gjatë takimit.Mbledhja e Shkodrës, njësoj si në Vlorë, ka qenë hermetike për mediat. Por këtë herë, kryesocialisti Edi Rama është treguar dorëlëshuar me median, e përmes tyre dhe me qytetarët, duke ofruar një set fotografish që tregojnë ministrat mes bisedash e buzëqeshjesh.