Studentët e Ekonomikut protestë kundër ndërtimit të një godine afër fakultetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2013, 13:20
Studentët e fakultetit të ekonomisë sërish protestuan duke braktisur dhe provimin kundër ndërtimit të një godine shumë afër fakultetit.Zv dekani Fatmir Mema dhe studentë të këtij fakulteti thanë se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore që kjo ndërtesë të mos ndërtohet në oborrin e këtij fakulteti.Më herët studentët dhe dekani kanë dorëzuar një padi në Gjykatën e Tiranës për mos lejuar ndërtimin e kësaj godine, por edhe heqjen e disa ndërtesave të tjera përreth fakultetit.Ndërsa vetë administratori i kësaj ndërtese thotë se ka një vendim gjykate për të vijuar punimet, pasi sipas tij, ky objekt është i ligjshëm.