Mat, komuna pa ujë, banorët bllokojnë për 30 min aksin Burrel-Milot

Qindra banorë të komunës Baz në rrethin e Matit zhvilluan paraditen e së hënës një protestë paqësore mbi mosfunksionimin e Ujësjellësit të kësaj Komune, i cili ka nisur të ndërtohet kohë më parë, ku afati i fundit për përfundimin e punimeve ka qenë në 12 tetor të vitit 2012.Banorët u hodhën në protestë me motivin se po abuzohet me investimin që kap shifrën e 1 miliard e 700 milion lekë të vjetra. Ata shprehen për Ora News se ndjehen të revoltuar dhe të zhgënyer nga pushteti vendor.Banorët shprehen se rrjeti i tubave është shtrirë, por në çezmat e tyre nuk ka ujë të pijshëm. Gjithashtu ata dyshojnë që është abuzuar me këtë vepër të madhe për komunën Baz. Banorët kërkojnë që këtu duhet të ndërhyjë urgjentisht Kontrolli i shtetit për të parë abuzimet që janë bërë në investimin e ndërtimit të Ujësjellësit të komunës Baz.Nga ana tjetër drejtuesit e komunës Baz, shprehen se nga ana e tyre nuk është marrë në dorëzim kjo vepër. Banorët e grumbulluar ditën e sotme u shprehën se do të vazhdojnë protestën e tyre duke bllokuar rrugën nacionale në fjalë me 5 orë.