Kontrolle në komisariate,konstatohen shkelje, priten masa disiplinore nga Burgaj

6 komisariate në kryeqytet i janë nënshtruar një inspetimi të kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kryer inspektim për patrullat e policëve në këto komisariate, ku ka konstatuar shkelje në shërbimin e turnit të tretë. Lidhur me këtë situatë, pritet që Burgaj të marrë masa disiplinore për shkelje gjatë shërbimit.