Presidenti mes dy Ministrave, britanikët stërvitje para dy “krerëve” të Mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani udhëtoi sot drejt Gjirit të Vlorës, ku mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes duke ndjekur nga afër stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2013” në det të hapur në Adriatik.Gjatë kësaj vizite, Komandanti i Task Grupit të Stërvitjes Commodore McAlpine u prezantoi të pranishmëve programin e stërvitjes dhe aftësitë luftarake të komandës britanike që përmbledh operacionet e Evakuimit jo-Luftarak, veprime të përbashkëta me Forcat e Armatosura shqiptare në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkim – shpëtimi, stërvitje e qitje luftarake me armë të lehta. Presidenti ndoqi nga afër edhe një demonstrim të veprimeve amfibe në kuadër të kësaj stërvitje.Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij drejtuar komandove pjesëmarrës në stërvitjen “Luani Shqiptar 2013”, dhe gjithë të pranishmëve, përgëzoi fillimisht organizatorët dhe pjesëmarrësit në stërvitje për suksesin e saj. Ai u shpreh se veprimet e përbashkëta “farkëtojnë standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtarakët tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s.”Duke iu adresuar situatës së trazuar në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjes së Mesme, e më gjerë, nga kriza Siriane, Ai theksoi se këto “janë sfida e radhës që duhet të përballojmë së bashku. Megjithëse jetojmë në një kohë të turbullt, ne kemi ide të qarta dhe vullnet të përbashkët”. “Jemi bashkë, përkrah njëri-tjetrit në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.” – nënvizoi Kreu i Shtetit.Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Nishani u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar, që ndodhej në bordin e anijes “HMS Illustrious” si pjesë e stërvitjes së përbashkët.Te pranishmit u pershendeten nga komandati i flotes britanike, i cili vleresoi kontributin e vendit tone ne NATO. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili vleresoi angazhimin shume vjeçar te forcave tona neNATO, duke i cilesuar keto ushtrime e demostrime si me te medhate te zhvilluara ndonjeherë. Forcat britanike dhe ato hollandeze do te qendrojne ne Vlore, Orikum e Bunavi deri ne daten 10 shtator.