Selia e PD-së drejt boshatisjes, zyrat do të jenë tek godina e re

Nuk është instikti ai që i çon sërish zyrtarët e Partisë Demokratike në selinë e cila po boshatiset gjatë këtyre ditëve. Deputetë të PD-së dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie i drejtohen sërish ambjenteve të selisë blu, por këto kohë jo për ndonjë takim me militantët apo me kolegët por për të mbledhur dosjet e  tyre.Ndërsa në godinën e re të Partisë Demokratike e cila është instaluar tashmë në ambjente e Shtëpisë Qëndorore të Ushtrisë, po vijojnë punimet për krijimin e zyrave të punës së admisnitratës së lartë të Partisë Demokratike dhe zyrave të zyrtarëve të lartë, selia e vjetër e PD-së po boshatiset nga gjithçka për ti kaluar më pas në administrim Bashkisë së Tiranës.Për këtë arsye në selinë e mëparshme të PD-së ka shumë hyrje e dalje, kjo edhe për shkak se vetëm pas pak ditësh këta zyrtarë do të ulen në të tjera karrige ndoshta edhe në pozicionin politik që do të marrin pas ristrukturimit tërësor të Partisë Demokratike, siç ka paralajmëruar kryetari Basha.Kështu brenda pak ditësh,  me restaurimin e godinës së re të Partisë Demokratike, pritet të instalohen të gjitha zyrat, ndërsa pritet që ajo e kryetarit Basha të mund të jetë në katin e dytë të godinës.Sigurisht  edhe  zyra e liderit historik Sali Berisha do të jetë një nga më të rëndësishmet përshirë këtu edhe ato të deputetëve apo anëtarëve të kryesisë së re që pritet të zgjidhet gjatë kësaj periudhe.