Meta takon Reeker: Qeveria e re, impuls të ri integrimit europian
Kryetari i LSI-së Ilir Meta është takuar në Slloveni me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker.Ne fokus te takimit ishin zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi pas zgjedhjeve te 23 qershorit, roli i konstruktiv dhe stabilizues i Shqiperise ne rajon, si dhe sfidat qe qeveria e re duhet te kapercej per ti dhene nje impuls te ri procesit te integrimit europian te vendit.Gjate takimit, te dy bashkebiseduesit konfimuan marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve dhe popujve tonë dhe ne menyre te veçante rolin e pazevendesueshem te Shqiperise per paqen dhe stabilitetin ne rajon, duke u ndalur te rendesia qe ka intensifikimi i bashkepunimit rajonal.Z.Meta permes z.Reeker shprehu mirenjohjen me te madhe per qeverine e SH.B.A, e cila ka qene vendimtare me asistencen dhe ndihmen e saj jo vetem ne momentet me te veshtira per Shqiperine dhe shqiptaret, por edhe ne demokratizimin e metejshem te politikes dhe shoqerise sone. Gjithashtu, z.Meta shtoi se zgjedhjet e 23 qershorit permbushen standartet edhe sollen ndryshimin qe pritej nga shumica e qytetareve shqiptarë.“Padyshim se roli i SH.B.A ishte shume jetik per transparencen e plote te zgjedhjeve” – shtoi Meta.Nga ana e tij z.Reeker vleresoi ne menyre te veçante faktin se Shqiperia kaloi me sukses testin per mbajtjen e zgjedhjeve te ndershme dhe lira, si nje premise e rendesishme per te avancuar me tej me drejt reformave strukturore, institucionale dhe ekonomike qe I duhen vendit per te njohur nje zhvillim te qendrueshem drejt rrugetimit ne BE.Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë e siguroi kreun e LSI-së se do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine jo vetem ne planin strategjik, por edhe ne funksion te rritjes se marredhenieve ekonomiko-tregtare, si dhe investimeve amerikane ne vend.Meta ritheksoi se Shqiperia mbetet e palekunder ne partneritetin strategjik me SH.B.A dhe e angazhuar per te kontribuar si nje anetare e denje e NATOS ne te gjithe perpjekjet e SH.B.A per te pasur lidershipin ne krijimin e nje bote me te lire dhe me te paqte per te gjithe.“Ne kete kontekst, Shqiperia do te vazhdoj te mbeshtes çdo vendim qe SH.B.A dhe aleatet e saj do te marrin ne lidhje me çeshtjen e Sirise” deklaroi Meta.Kreu i LSI-së Ilir Meta ka qënë i ftuar në Forumin Strategjik të BLEDIT në Slloveni.