Përplasje me armë, arrestohen 2 shqiptarë, dyshohen si të afërm të Marian Kolës

Rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e mediave greke, por jo vetëm, çështja e dy shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalasë. Sipas raportimit të mediave greke, policia helene ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy shtetas shqiptarë në një zonë në Amari në Rethimo, pasi në zonën e quajtur Pandanasa Amariu kultivonin rreth 1000 pemë hashashi.Ndalimi i tyre është bërë gjatë një kontrolli rutinë, ku policia ka diktuar dy shtetasit shqiptarë, të moshave 22 dhe 35 vjeç, të cilët kanë hapur zjarr menjëherë kundër forcave të policisë greke.Si rrjedhojë e të shtënave ka mbetur i plagosur njëri nga shqiptarët, Aleksandër Kola.Ndërkohë policia ka zbuluar se dy personat e arrestuar sot në Kretë duhet të jenë të afërt me Marian Kolën, i cili u arratis në mars të këtij viti nga burgu i Trikallas dhe që u vra në përleshje me policinë disa javë më parë.Përkatësisht, për 35-vjeçarin Aleksandër Kola, policia mendon se është i afërt dhe bashkëpunëtor me Marian Kolën, duke i dhënë hetimit një pistë tjetër më të thellë nga sa mendohej.