Berisha ironizon mbledhjen e Ramës: Dështoi në Durrës, miliarderi Gjushi u mbylli “qesen”

Kryeministri Berisha ka komentuar ndryshimin e destinacionit të mbajtjes së mbledhjes së qeverisë së ardhshme Rama, duke e konsideruar një dështim. Në rrjetin social facebook, Berisha vlerëson si shkak të mosmbajtjes së mbledhjes në Durrës faktin se Gjushi nuk bindi dot pronaret e hoteleve ne qytetin bregdetar per te pritur falas kabinetin e Piktorit deshtak.“Te dashur miq, mbledhja dyditore e kabinetit pa letra te Piktorit ne Durres deshtoi. Shkaku i anullimit qendron ne faktin se Gjushi nuk bindi dot pronaret e hoteleve ne Durres per te pritur falas kabinetin e Piktorit deshtak per nderin qe po i bente qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as qe futi doren ne qese per te sponsorizuar nje pjese te shpenzimeve te orgjive dhe mbledhjeve te qeverise nomade dhe pa dokumenta te zotit Rama ne qytetin e tij. Inati eshte diku tjeter ????”shkruan Berisha.Kabineti Rama do të zhvillojë për herë të dytë sot mbledhjen informale të qeverisë nw qytetin e Shkodrës.Takimi pritet të nisë në orën 16:00 dhe do të mbahet në hotel “Colosseu” në qendër të qytetit të Shkodrës.Burime të “Ora News” thanë se në mbledhjen e dytë informale të qëverisë pritet që të të gjithë ministrat të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse.Po ashtu, kabineti pritet ti japë “OK” edhe programit qeverisës PS-LSI për 300 ditët e para.Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështjen të tjera, të cilat kanë të bëjnë edhe për nivelet e tjera të qeverisjes.Mbledhja konsiderohet simbolike, pasi de juro është e pamundur të merren vendime deri në shtator. Për herë të parë, qeveria Rama u mblodh në qytetin e Vlorës, aty ku kryesocialsti u zgjodh si deputet për herë të parë. Qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.