Tiranë, ndalohet grupi i “xhepistëve” të urbanëve, 3 në pranga

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një grup të grabitësve të linjave të autobusëve urban. Operacioni u finalizua mesditën e sotme nga forcat e Komisariati numër 1, ndërsa mësohet se janë arrestuar shtetasit Mehmet Myzeqari 55- vjeç, Erjon Felina 31-vjeç dhe Bashkim Islami 64-vjeç. Po sipas policisë grupi i hajdutëve ishte përqendruar në linjën e ish-Uzinës së Autotraktorëve.Ndërkaq materialet lidhur me shtetasit e mësipërm i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.