Kriza në buxhet, ekspertët: Qeveria e re s`mund të ndërhyjë

Qeveria e re nuk ka mundësi për të zgjidhur krizën e buxhetit. Ekspertë të ekonomisë sqarojnë se qeveria e re i ka duart e lidhura për të ndërhyrë në uljen e deficitit në buxhet për pjesën e dytë të mbetur të vitit.Sipas ekspertit Arjan Kadareja nëse do të ndërhyhej për të përmirësuar situatën kjo do të rrezikonte ecurinë e ekonomisë në vend.Po të njëjtin qëndrim mban edhe një tjetër ekspert i njohur. Sipas Zef Preçit ndërhyrjet mund të realizohen vetëm vitin që vjen pasi nëse do të tentohej të ndërhyhej në buxhet kjo do të fuste në krizë ecurinë ekonomike.Ndërkohë përsa i përket modelit ekonomik ekspertët deklarojnë se e rëndësishme është që të luftohet informaliteti dhe korrupsioni në institucione.Kohët e fundit shumë përfaqësues të Partisë Socialiste kanë akuzuar qeverinë Berisha për situatën e krijuar në buxhet. Ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se deficit në vend ka pësuar rritje gjatë gjysmës së parë të këtij viti.