Administrata rikthehet në punë pas pushimeve
Shtatori ka rikthyer në punë administratën në të gjitha institucionet e vendit. Edhe pse pritet që rikthimi i tyre të jetë vetëm për pak kohë deri sa qeveria e re të vendosë në lidhje me punonjësit aktualë. Në të gjithë rrugët e kryeqytetit vihej re një lëvizje e shumtë e automjeteve dhe e qytetarëve.Ndërkohë që qeveria socialiste pritet të marrë pushtetin në datën 9 shtator e pas kësaj pritet të ketë zhvillime edhe në ndryshimin e punonjësve të administratës.Operacioni “fshesa” ndaj administratës është paralajmëruar edhe prej kreut të qeverisë në detyrë Sali Berisha. Megjithatë për administratën aktuale kryeministri i ardhshëm ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë shkarkim politik dhe se do të zbatohet ligji për nënpunësin civil.Megjithatë shumica e administratës janë përfshirë nga ankthi i pushimit nga puna. Ajo që është e sigurt është se në rang drejtorësh do të ketë një rinovim të plotë të administratës ndërkohë që pritet të shtohen edhe institucione të tjera. Megjithatë ajo që është e sigurt është fakti se rikthimi i administratës në punë është i përkohëshëm për disa dhe i përhershëm për disa të tjerë.Ekspertë të ekonomisë deklarojnë se duhet që të bëhet kujdes që qeveria e re të mos shtojë administratën pasi situata ekonomike nuk është në gjendje shumë të mirë. Pikërisht në këtë linjë edhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka deklaruar se do të ketë një administratë të vogël dhe pikërisht në këtë kuadër pritet të ketë edhe shkurtime të vogla.