Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ: Proçesi po vijon normalisht
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, me anë të një deklarate për mediat, nëpërmjet zëdhënëses, Drilona Hoxhaj, ka bërë me dije se proçesi i votimit në Komunat Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht.Hoxhaj u shpreh se pavarësisht se partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet e pjesshme, dorëzuan jashtë afateve ligjore propozimet për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë materialet zgjedhore në kohë për të filluar proçesi i votimit në dy komunat si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve.“Sipas informacioneve të inspektorëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe KZAZ-së nr. 2 dhe KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka patur asnjë problem apo incident”- tha zëdhënësja e KQZ-së