Vritet me armë zjarri një shqiptar në Piacenza të Italisë

Një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Piacenza të Italisë.Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se viktima është shtetasi Sadik Hajderasi.Sipas mediave, 40-vjeçari shqiptar u qëllua teksa ishte duke dalë nga një lokal në Piacenza ndërsa policia dyshon se krimi ka ndodhur për larje hesapesh.Mësohet se shqiptari i plagosur është munduar të largohet por është qëlluar sërish nga atentatorët duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.Ndërkohë policia italiane po punon për identifikimin e autorëve dhe për kapjen e tyre.