Fate velaj, Këshilltar i kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, për diplomacinë kulturore
Fate Velaj do të jetë këshilltari për diplomacinë kulturore i kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama.Lajmin e ka konfirmuar vetë kryesocialistiti Rama me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.Rama në publikimin e tij ka shkruar edhe një informacion rreth të zgjedhurit të tij për këshillime në këtë fushë.“Para dy vitesh Presidenti i Parlamentit Europian nderoi me çmimin prestigjioz të Qytetarit Europian një shqiptar, të cilit çmimi i posaçëm i Parlamentit Europian iu dorëzua për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve në Bashkimin Europian, si edhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të vendeve të ndryshme të Europës përmes bashkëpunimit pa kufij. I ikur si shumë të tjerë nga Shqipëria në kërkim të Tokes së Premtuar, ky shqiptar emigrant nga Vlora bëri me jetën e tij prej endacaku ëndërrimtar nëpër Europë, një histori suksesi mes artit, kulturës e politikës”- shkruan Rama.Rama shkruan më tej se ai është diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vienë për Menaxhim Arti e Kulture dhe është organizator i shumë ngjarjeve kulturore nëpër Europë që kanë prekur vëmendjen e politikës si edhe padyshim, një prej promotorëve më shembullorë të imazhit pozitiv të Shqipërisë në Kontinentin e Vjetër.“Ai mori për merita të spikatura disa vite më parë, të drejtën e dynënshtetësisë nga Qeveria Austriake dhe se fundi iu përgjigj pozitivisht ftesës sime për të qenë këshilltar i kryeministrit në funksion të ambicies sonë për të zhvilluar.
“Fate velaj, këshilltar i kryeministrit për diplomacinë kulturorePara dy vitesh Presidenti i Parlamentit Europian nderoi me çmimin prestigjioz të Qytetarit Europian një shqiptar, të cilit çmimi i posaçëm i Parlamentit Europian iu dorëzua për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve në Bashkimin Europian, si edhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të vendeve të ndryshme të Europës përmes bashkëpunimit pa kufij.I ikur si shumë të tjerë nga Shqipëria në kërkim të Tokës së Premtuar, ky shqiptar emigrant nga Vlora bëri me jetën e tij prej endacaku ëndërrimtar nëpër Europë, një histori suksesi mes artit, kulturës e politikës. I diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vienë për Menaxhim Arti e Kulture, Fate Velaj është organizator i shumë ngjarjeve kulturore nëpër Europë që kanë prekur vëmendjen e politikës si edhe padyshim, një prej promotorëve më shembullorë të imazhit pozitiv të Shqipërisë në Kontinentin e Vjetër.Ai mori për merita të spikatura disa vite më parë, të drejtën e dynënshtetësisë nga Qeveria Austriake dhe së fundi iu përgjigj pozitivisht ftesës sime për të qenë këshilltar i kryeministrit në funksion të ambicies sonë për të zhvilluar diplomacinë e shumëprapambetur kulturore”, shkruan rama në facebook”.