Radhë për regjistrimin e fëmijëve në kopështe dhe çerdhe

Prindër që kanë fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç i janë drejtuar drejtorisë arsimore për rregjistrimin në çerdhe dhe kopshte. Radhët tregojnë se prindërit kanë neglizhuar për të pritur limitet e kohës e kryrjes së regjistrimit. Në këtë sallë, në disa tyreza ekspertët punuan për regjistrimet dhe siç ndodhë rrallë prindërtit nuk janë mërzitur duke pritur.Në qëndrën ekonomike për zhvillimin e edukimin e fëmijëve që është përgjegjëse për çerdhet nën jurdiksionin e Bashkisë së Tiranës, rregjistrimet kanë filluar që në 1 gusht. Por pavarësisht se sa kanë patur një muaj kohë për të përfunduar regjistrimet, edhe këtë rradhët nuk janë të pakta. Drejtori i kësaj qëndre Pëllumb Seferi thotë se 1000 fëmijë shkojnë për herë të parë në çerdhe.Seferi thotë se fluksi kërkon më shumë çerdhe, dhe në masterplanin e Bashkisë së Tiranës deri në 2014 prtitet ndërtimi i 5 çerdheve të reja. Ndërsa vetëm 2 prej tyre për shkak të riskonstruksionit nuk do të hapin dyert për vogëlushët.Ata që nuk arrijnë të regjistorjnë brenda afatit fëmijët do të jenë në listën e pritjes me shpresën për lirimin e vendeve. Pavarësisht se sa mundësi ka një familje të zgjedhë një kopsht privat, edhe këtë vit, çerdhet publike vijojnë të kënë fluks, me një pgesë që nuk shkon më shumë se 130 lekë në ditë.