Shëngjini vijon të jetë i populluar, pushuesit nuk i trembi nga shiu në fillim të javës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2013, 17:30
Hyrja e Shëngjinit në këtë mëngjes të së Sielës është e mbushur me trafik dhe pushues që rendin drejt bregdetit.Ditët me shi të fillim javës dhe ulja e temperaturave, nuk i kanë trembur pushuesit në këtë bregdet, të cilët vazhdojnë të popullojnë këtë zonë. Ditët me shi nuk kanë ndikuar, pasi kthimi i motit me diell i ka sjellë sërish pushuesit në bregdetin e Shëngjinit. Nëse koha do të jetë e mirë, këta pushues shprehen se do të jenë prezentë edhe gjatë muajit Shtator.Deti me pushues të shumtë që lahen, tregon se pushimet vijojnë, ky sezon pretendohet se do të zgjasë. Këtë pretendojnë operatorët turistik, por këtë e dëshirojnë edhe vetë pushuesit në bregdetin e Shëngjinit.