Kakavijë, arrestohen 3 persona, tentuan të kalonin ilegalisht 9 persona

Tre persona janë arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Eltjon Duraj 33 vjeç nga Fieri, Bardhyl Shkrela 34 vjeç nga Tirana dhe Xhelal Koçiaj 38 vjeç nga Mallakastra të cilët po ndihmonin 9 persona të kalonin ilegalisht kufirin.Sipas policisë,të arrestuarit tentuan të kalojnë ilegalisht 6 meshkuj dhe 3 femra kundrejt një shume prej 500 euro secili.Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe dy automjetet me targa FR 1879 D dhe  AA 620 GZ të cilët drejtoheshin nga shtetasit e arrestuar Elton Duraj dhe Bardhyl Shkrela.