Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 55-vjeçari në bodrumin e Maternitetit të Ri

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë.Trupi i 55-vjeçarit, Xhemal Loja, u gjend sot I pajetë në bodrumin e Maternitetit të Ri. Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 55-vjeçaritTrupi i pajetë i 55-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Tiranës ku do ti bëhet edhe ekspertiza.