Biznesi në Elbasan në krizë, 400 subjekte kanë aplikuar për tu mbyllur

Biznesi në qytetin e Elbasanit është drejt falimentimit, ndërkohë që 400 biznese kanë aplikuar për mbyllje të aktivitetit.Sipas të dhënave, llogaritet që bizneset në këtë qytet i kanë Bashkisë një borxh prej 40 milion lekësh, pasi nuk janë në gjendje të paguajnë taksat. Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, shprehet se shumë biznese kanë aplikuar për të mbyllur aktivitetin e tyre pasi ndodhen në gjendje të vështirë .Ndërkohë që vetë bizneset ankohen se veresia dhe ulja e fuqisë blerëse po çon drejt falimentit të pakthyeshëm.Kriza ekonomike kohët e fundit ka prekur mjaft biznese në vendin tonë, duke bërë që të ulet numri i punonjësve, të ulen pagat, e deri në falimentim.Megjithatë sipas ekspertëve, parashikohet që viti i ardhshëm të jetë më pozitiv për ekonominë në vendin tonë.