“Rama 1” shmang bregdetin, qeveria e re takim në Shkodër
Përreth 4 orë Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka diskutuar me anëtarët e kabinetit te tij në takimin e dytë informal në një hotel në Shkodër. Takimi nisi rreth orës 17: 00 në hotel "Colosseu" në qendër të qytetit të Shkodrës, për tu ngujuar aty për katër orë me rradhë, larg pranisë së medias, ndërsa vëmendja e saj ka qenë e madhe.Të parët kanë mbërritur Milena Harito, Bledar Çuçi nga PS si dhe Edmond Panariti i LSI, e më pas Kryeministri i zgjedhur, për të pritur një nga një antarët e tjerë të kabinetit të ri qeverisës.Sipas burimeve të Ora News në mbledhjen e dytë informale të qëverisë të gjithë Ministrat kanë paraqitur para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e Ministrive përkatëse. Teme tjeter e rendësishme e takimit ka qenë edhe programi qeverisës PS-LSI për 300 ditët e para, ndërsa është diskutuar dhe për çështje që kanë të bëjnë edhe për nivelet e tjera të qeverisjes.Mbledhja që do të vijojë edhe të martën konsiderohet simbolike, pasi de juro është e pamundur të merren vendime deri në shtator.Ketij takimi nuk i ka munguar edhe reagimi i Kryeministrit ne detyre Sali Berisha, i cili ne fb deklaroi se piktori deshtoi te mblidhte qeverine ne Durrës, pasi nje prej miliardereve afer tij nuk financoi qendrimin dyditor."Shkaku i anullimit qendron ne faktin se Gjushi nuk bindi dot pronaret e hoteleve ne Durres per te pritur falas kabinetin e Piktorit deshtak per nderin qe po i bente qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as qe futi doren ne qese per te sponsorizuar nje pjese te shpenzimeve te orgjive dhe mbledhjeve te qeverise nomade dhe pa dokumenta te zotit Rama ne qytetin e tij. Inati eshte diku tjeter ???”- perfundon reagimin e tij Berisha.Për herë të parë, qeveria Rama u mblodh në qytetin e Vlorës, aty ku Kryesocialisti u zgjodh deputet për herë të parë. Rama ka zgjedhur ashtu si në mbylljen e fushatës, dy qytetet e Vlorës dhe Shkodrës për të nisur punën e qeverisë së tij të re. Qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.